Telegrafi

Fjetja gjatë vikendeve mund t’ju bëjë të mençur dhe me trup të mirë

Nëse ndonjëherë keni kërkuar ndonjë arsyetim për të mos u zgjuar herët të dielën në mëngjes, atëherë këtë arsyetim e gjeni në këtë artikull. Kjo për shkak se një studim i fundit pohon të ketë zbuluar se disa orë më shumë gjumë gjatë vikendeve mund t’ju bëjnë më të mençur dhe me trup më të mirë.

I publikuar në revistën “Sleep”, studimi ka krahasuar shprehitë e gjumit të 2,156 të rriturve me indeksin e tyre të masës trupore.

Dhe kishin zbuluar se ata të cilët nuk bëjnë shumë gjumë gjatë ditëve të punës, por atë e kompensojnë me gjumë gjatë vikendeve, kanë BMI më të vogël sesa ata të cilët flenë shumë gjatë tërë kohës.

Sa i përket mençurisë, gjumi gjatë vikendeve ndikon që truri të fillojë t’i procesojë informacionet të cilat më herët nuk ka mundur, dhe kësisoj ju përfundoni me memorie më të mirë. /Telegrafi/