Njerëzit me hipertension – termi mjekësor për shtypje të lartë të gjakut – veçse janë të rrezikuar më shumë nga sulmi në zemër, se sa njerëzit e zakonshëm.
Ndërsa, studimi i ri zbulon se një tjetër rrezikshmëri për sulm në zemër, vjen pikërisht nga gjumi i parregullt, transmeton Telegrafi.
Në Spitalin Mount Sinai në New York, janë analizuar rreth 204.000 raste të njerëzve me hipertension.
Pacientët që kanë pasur gjumë të rregullt, nga shtatë deri në tetë orë, kanë qenë ata me rrezikshmëri më të vogël ndaj sulmit në zemër. Ata që kanë fjetur më gjatë se tetë orë, kanë pasur 14 për qind rrezikshmëri nga sulmi në zemër.
Grupi i pacientëve që flinin më pas se pesë orë, kanë pasur gjashtë për qind rrezik për sulm në zemër. /Telegrafi/