Site icon Telegrafi

Fjalosen aktorët, “Fast and Furious” drejt shpërbërjes (Foto)

Askush nuk e ka paramenduar se do të fillonin përçarjet brenda grupit të një prej filmave më të shikuar në botë.

Tyrese Gibson, i cili konsiderohet si një ndër protagonistët kryesorë ka kërcënuar se do të largohet prej fashizës së filmit “Fast & Furious”.

Ai ka pohuar se nëse në vazhdimin e nëntë të filmit do të kthehet Dwayne “The Rock” Johnson, atëherë do të jetë ai që do të largohet.

E gjithë kjo pasi që reperi e ka akuzuar ditë më parë aktorin 45-vjeçar se e ka braktisur filmin për të “fluturuar i vetëm”.

“Ti u ngatërrove me familjen dhe vajzën time. Tani edhe unë do të merrem me familjen tënde”, ka shkruar në Instagram, Gibson, i cili më tutje e quajti Johnsonin, “klon”.

Kujtojmë se Gibson është në një proces gjyqësor me ish-gruan sa i përket kujdestarisë së vajzës së tyre.

“Universal Pictures”, prodhuese e filmit ende nuk ka bërë ndonjë koment në lidhje me këtë ngjarje. /Telegrafi/

Exit mobile version