Eksperti i IT-së, Gent Progni ishte i ftuar sot në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV ku tregoi detaje të guximshme nga skemat e mashtrimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Ai ka zbuluar se, fjalëkalimi “$$KthesaKamzës2018$$” është publik edhe sot, pavarësisht hakerimeve e patronazhimeve.
Sakaq dje ai prezantoi platformën e tij më të re “rizgjimkombëtar.org” dhe ka bërë denoncime të guximshme ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, i cili menaxhon e-Albania, platformën dixhitale e cila u vu në qendër të skandalit të grabitjes së të dhënave të shqiptarëve nga hakerat iranianë dhe të gjitha dokumentet personale të çdo qytetari shqiptar.
Progni paraqiti, siç paralajmëroi, “fakte tronditëse për AKSHI-n, drejtuesen Mirlinda Karçanaj, Ermal Beqirajn, “Soft&Solution”, “Fastech”, Arlinda Mekon, “Bicontal shpk”, “Mega Distribution dev.al, Gerond Meçen e shumë e shumë të tjera. /Telegrafi/
@syritvPerla e AKSHI, Progni: Password-i i sistemit më të sigurtë në Shqipëri ishte ‘$$KthesaKamzës2018$$’♬ original sound – Syri Tv