Site icon Telegrafi

Fjalimi poshtërues që hyri në histori i Conor McGregor në sy të Mayweatherit (Foto/Video)

Nëse lufta e fjalëve mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather do të regjistrohej me rezultate, atëherë takimi i tyre i parë do t’i shkonte në favor boksierit amerikan. Por, mbrëmjen e kaluar ishte McGregor ai që i nivelizoi gjërat.

Janë lansuar shumë raportime pas takimit të parë të boksierëve, por e vërteta sipas ekspertëve ishte që luftëtari i arteve të përziera marciale nga Britania nuk e fitoi takimin e parë, shkruan Telegrafi.

Në sy ia përplasi realitetin…

Sigurisht, irlandezi bëri deklarimet e tij, por nuk bëri mjaftueshëm. Sidoqoftë, Mayweather në anën tjetër ishte i zënë me fitoren e tij të parë.

https://www.youtube.com/watch?v=XOWW1t1TU5Y

Në mbrëmjen e dytë të turneut botëror të prezantimit të këtij dueli, ishte McGregor ai që kishte rastin që të shprehej në mënyrë të fuqishme duke shpalosur gjithë arsenalin e tij.

Me fjalimin e tij ai ndezi masën në Toronto që ishte në përkrahje të irlandezit…

McGregor ia përplasi gjërat në fytyrë Mayweatherit, duke nxitur brohorimat e publikut “F*ck Mayweather”, ku të gjithë një zëri iu përgjigjën në Toronto boksierit McGregor.

“Shikoni se si është veshur, sikurse një “belly dancer”. A nuk e shikon veten? Je 40 vjeç, djalli e marrtë vishu si ta kërkon mosha”, tha në një moment McGregor duke nxitur publikun.

https://www.youtube.com/watch?v=B69MzuvPGQI

Fjalimi në rrjetet sociale u komentua shumë duke u cilësuar si fjalimi më i mirë prej kohësh nga ndonjë boksier dhe që ka hyrë në histori si një prej fjalimeve më spektakolare.

Dueli mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor do të zhvillohet më 26 gusht në MGM Grand Arena të Las Vegasit. /Telegrafi/

https://twitter.com/kieranrodgerss/status/885285193065672705

Exit mobile version