Telegrafi

Fjalimi i parë i Glauk Konjufcës në cilësinë e kryetarit të Kuvendit: Do të jem kryetar i të gjithëve

Pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës dhe betimit të deputetëve për legjislaturën e VIII-të të Kuvendit të Kosovës, kryetari i ri i sapo zgjedhur, Glauk Konjufca mbajti një fjalim para deputetëve.

Në fjalën e tij ai është zotuar se Kryesia e re e Kuvendit do t’i kryejnë detyrat sipas ligjeve.

Siç tha ai do të jetë kryetar i barabartë i të gjithë deputetëve.

“Falënderoj deputetët që më votuan. Zotohem që do ta kryej detyrën time me nder e përgjegjësi dhe përkushtim. Për mua s’do të ketë deputetë të kësaj apo asaj partie, por deputet të barabartë. Të gjithë së bashku në emër tuajin falënderojmë qytetarët e Kosovës. Na prift e mbara në punët që na presin dhe me këtë rast e shpall të mbyllur legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, kurse për seancën e zgjedhjes së qeverisë do të ju lajmëroj me kohë”, ka thënë Konjufca.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 69 vota për dhe 33 kundër votuan Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Në sallë të pranishëm ishin 113 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës votoi kundër. /Telegrafi/