Site icon Telegrafi

Fjalimi në Kuvend, Rama mohon zërat: Nuk kam paralajmëruar asnjë non grata!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot në Twitter rreth fjalimit të tij ditën e djeshme në Kuvend dhe aludimit se ka bërë një paralajmërim për shpalljen e një tjetër politikani shqiptar non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Twitter, Rama e ka hedhur poshtë interpretimet rreth kësaj çështje dhe ka shtuar se nuk ka paralajmëruar asnjë person të padëshiruar.

“Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”, shkroi Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version