Fjalimi i Kylian Mbappe në mbrëmjen ku rrëmbeu të gjithë çmimet individuale, ku edhe e kërkoi largimin në një mënyrë nga PSG, ka bërë bujë të madhe.
Ai tha se ka ardhur koha për përgjegjësi më të mëdha, në PSG apo diku tjetër, në një projekt të ri.
Sipas AS, fjalimi i Mbappes ishte planifikuar dhe përgatitur me kujdes dhe nuk kishte asgjë të improvizuar.
Kjo nuk ishte një lutje e fshehur për një rritje ekonomike (siç sugjerohet nga burime të afërta me PSG-në), por fjalët e një lojtari që mendon se ka ardhur koha për largim nga klubi, për një sfidë të re .
Situata me klubin e ardhshëm dhe mundësitë
Real Madridi tani po e monitoron situatën me kujdes, duke mos dëshiruar të ndërmarrë hapa të papërshtatshëm, që do të ndikonin keq në marrëdhënien e harmonizuar mes klubeve.
Mbappe është gjithashtu i vetëdijshëm për interesin nga Bernabeu, pasi aty është Zinedine Zidane, një propozim tërheqës për sulmuesin.
Dy vjet më parë, sulmuesi i Monacos ishte i afërt për t’u bashkuar me Real Madridin, pasi klubi La Liga kërkoi të largonte Gareth Balen, për t’i lëshuar rrugë lojtarit francez.
Por në atë kohë Mbappé u bashkua me PSG-në, fillimisht si huazim dhe pastaj përfundoi si blerje pas një sezoni.
Ka pasur gjithashtu një përpjekje për ta siguruar nënshkrimin e tij, kur u largua Cristiano Ronaldos në Juventus, po që përsëri dështoi.
Takimi në Roland Garros dhe rritja e pagës
Fjalimi i Mbappe ka lëvizur shumë gurë, për të mos thënë edh atë më të madhin, pronarin e klubit dhe emirin e Katarit, Tamin bin Hamad Al-Thani.
Ai pritet që të diskutojë personalisht me sulmuesin, ku ai javën e ardhshme do të jetë prezent në Roland Garros.
Burimet e afërta me klubin sugjerojnë se komentet ishin thjesht një mashtrim nga lojtari për të rritur pagën e tij.
Neymar fiton 37 milionë euro për sezonin dhe francezi më pak se gjysma, pasi merr 14 milionë euro për sezon. /Telegrafi/