“Të bashkuar për Maqedoninë” fjalimin e sotëm të presidentit Gjorge Ivanov në Kuvend e vlerësojnë si fjalim të zyrtarit të OBRM-PDUKM-së, i angazhuar për marrëdhënie me publikun, i cili assesi të pranojë dhe kuptojë rolin e tij në shtet.
“Ivanov si bartës i funksionit më të lartë në shtet duhet të ndalojë me shtrembërimin e fakteve. Kur kritikon, pse nuk kritikon edhe gjykatësit “svarovski” nga letra e Gordes, si dhe të prokurorit të deritanishëm”, thonë nga partia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Ivanov nuk lejon që drejtësia t’i arrijë të dashurit e tij, të cilët një herë i ka falur.
“Ivanov duhet qartë dhe pa dyshume të tregojë se krimi duhet të dënohet, ndërsa kriminelët e OBRM-PDUKM-së të japin përgjegjësi për atë”, thonë nga partia./Telegrafi/