Pas një fjalim rasti, trajneri Gianni de Biasi ka marrë edhe një dhuratë. Bëhet fjalë për një libër biografik të trajnerit.
Gianni de Biasi ka falënderuar veçanërisht tifozët për mbështetjen.
“Jemi shumë të lumtur që jemi pranë jush. Kjo skuadër ka treguar forcë të madhe dhe e ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Evropian”.
“Tifozët luftuan për ne dhe bashkë me ne. Unë jam i bindur që ata i fituan tri ndeshjet. Kemi marrë shumë forcë prej tyre”, shtoi ai.
“Shqiptaria për mua është një nder i madh dhe himnin e Shqipërisë pothuajse e di më mirë se atë italian”, theksoi De Biasi.
Pas fjalimit të rastit, trajneri ka marrë edhe një dhuratë. Bëhet fjalë për një libër biografik të trajnerit. /Telegrafi/