“Kush i ngre të rinjtë në aksion?…”, është titulli i një shkrimi të botuar më 23 shkurt 1989 te gazeta “Zëri i Rinisë”.
Sekretari i Parë i Komitetit të Bashkimit të Rinisë Punës së Shqipërisë për Rrethin e Fierit, shoku Koço Kokëdhima, u përgjigjej katër pyetjeve në lidhje me vendimin e Pleniumit të 7-të të Komitetit Qendror të PPSH, për t’i dërguar të rinjtë e Fierit e të Shqipërisë, në aksione në bujqësi.
Ishin këto vitet në komunizëm kur Kokëdhima ngrinte rininë komuniste në aksion!
I njëjti njeri, në rolin e udhëheqësit në komunizëm dhe sot në demokraci, zbaton vendimet e Partisë e të udhëheqësit, për rekrutimin e të rinjve dhe përdorimin e tyre për pushtetin e Koços dhe të udhëheqësit të Partisë.
Fjalimet janë të njëjta:
“U punuan 80 ha vreshta, pemëtore e ullishte” – më 1989
“U krijuan 80 organizata të reja partie nga të rinjë e të reja” – më 2016.
“U grumbulluan dhe u shpërndanë mbi 1500 tonë plehra organikë” – më 1989
“U përzgjodhën dhe u votuan 1500 delegatë për në Kongres” – më 2016. /pika.news/