Telegrafi

Fjalët që nuk u dëgjuan nga mikrofonat në takimin e parë Mayweather – Mcgregor (Foto/Video)

Njëra prej ndeshjeve më interesante pritet të zhvillohet me 26 gusht mes boksierit amerikan Floyd Mayweather dhe atij irlandez Conor McGregor.

Përballja mund të sjellë më së shumti para në histori të një ndeshej boksi, duke e kaluar atë të vitit 2015 mes Mayweather dhe Manny Pacquiao, që u gjeneruan 455 milionë dollar.

Në takimin e parë para medieve të zhvilluar në Los Angelos, bokierët patën përballje verbale, por që nuk u kapën nga kamerat.

Pamje nga përballja sy më sy për herë të parë

Por mediat angleze e kanë zbuluar atë që boksierët i kanë thënë njëri-tjetrit.

“Shikomë në sy. Do ta heq kokën nga trupi. Do ta heq kokën nga trupi”.

“Këtë do ta bëjë. Me nj goditje. Vetëm me një. Vetëm kjo ka rëndësi”, tha i pari Mcgregor.

Pamje nga takimi i dytë

“Nuk mund t’i shpëtosh raundit të parë. Vazhdo të flasësh”, ka thënë i nervozuar Mayweather.

Irlandezi iu kthye: Po, ashtu është. Po, ashtu është”

“Ti nuk e ke rrëzuar askënd në 20 vite, i q*** nëne”.

“Bëhu i sigurt që e more mesazhin”, i ka thënë Mcgregor. /Telegrafi/