“A e dini ju kush jam unë?”. Me këto fjalë reperi i njohur shqiptar, Noizy, thuhet se iu është drejtuar efektivëve të Policisë Rrugore që e kishin ndalur teksa ai po lëvizte me automjetin e tij drejt Durrësit.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se policia e ka ndaluar makinën dhe ka kërkuar sipas ligjit dokumentet dhe lejen e drejtimit, por reperi ka qenë pa patentë.
Si të mos mjaftonte kjo makina e tij ka rezultuar edhe më shumë gjoba të papaguara, për të cilat policia ka kërkuar ta shoqëronte në polici.
“Nuk keni asnjë shans të më shoqëroni në komisariat”, citohet t’u ketë thënë Noizy policëve dhe në kundërshtim të kërkesës për shoqërim i ka ofenduar dhe është larguar me shpejtësi me makinë.