Telegrafi

Fjalët e para të Messit pas fitimit të “Këpucës së Artë”

Lionel Messi e ka fituar sot (e premte) çmimin “Këpuca e Artë” për të katërtën herë në karrierën e tij.

Sulmuesi i Barcelonës është shpërblyer për golat e shumtë në sezonin e tij të fundit me gjigantin katalunas.

Kjo pasi, Messi ka fituar “Këpucën e Artë” për sezonin 2016/17 me plot 37 gola të shënuara, duke lënë pas vetes Bas Dost të Sporting Lisbonës dhe Pierre-Emerick Aubameyangun e Dortmundit.

Lexo po ashtu Messi fiton “Këpucën e Artë” për të katërtën herë (Foto)

Pas pranimit të këtij çmimi, Messi u pa i lumtur teksa tregoi që çdo ditë e më shumë po e kënaq loja e futbollit.

“Unë jam rritur shumë jashtë fushës dhe brenda saj”, ka thënë fillimisht Messi.

“Jam përmirësuar dhe kam shtuar gjëra të reja në lojën time, çdo ditë e më shumë po kënaqem duke luajtur futboll”, përfundoi ylli argjentinas.

Në sezonin e fundit, “Këpuca e Artë” u fitua nga Luis Suarez, i cili shënoi plot 40 gola në sezonin e kaluar.

Messi me katër Këpucët e tij të Arta

Këtë çmim individual katër herë e ka fituar edhe rivali më i madh i tij, Cristiano Ronaldo, ndërsa bashkëlojtari i tij, Luis Suarez e ka fituar tri herë. /Telegrafi/