Lionel Messi e ka fituar sot (e premte) çmimin “Këpuca e Artë” për të katërtën herë në karrierën e tij.
Sulmuesi i Barcelonës është shpërblyer për golat e shumtë në sezonin e tij të fundit me gjigantin katalunas.
Kjo pasi, Messi ka fituar “Këpucën e Artë” për sezonin 2016/17 me plot 37 gola të shënuara, duke lënë pas vetes Bas Dost të Sporting Lisbonës dhe Pierre-Emerick Aubameyangun e Dortmundit.
Pas pranimit të këtij çmimi, Messi u pa i lumtur teksa tregoi që çdo ditë e më shumë po e kënaq loja e futbollit.
“Unë jam rritur shumë jashtë fushës dhe brenda saj”, ka thënë fillimisht Messi.
3️⃣7️⃣ goles en @LaLiga = #BotadeOro 16/17
👏 ¡Felicidades, Leo! 🏆👟 #MessiIsGold pic.twitter.com/mMCf18xnIg— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) November 24, 2017
“Jam përmirësuar dhe kam shtuar gjëra të reja në lojën time, çdo ditë e më shumë po kënaqem duke luajtur futboll”, përfundoi ylli argjentinas.
Në sezonin e fundit, “Këpuca e Artë” u fitua nga Luis Suarez, i cili shënoi plot 40 gola në sezonin e kaluar.
Këtë çmim individual katër herë e ka fituar edhe rivali më i madh i tij, Cristiano Ronaldo, ndërsa bashkëlojtari i tij, Luis Suarez e ka fituar tri herë. /Telegrafi/