Site icon Telegrafi

Fjalët e para të Messit: Isha i bindur të qëndroja në shtëpinë time, por sot më duhet të them lamtumirë

Lionel Messi mes lotëve ka thënë fjalët e para në lamtumirën e tij nga Barcelona pas gati 20 viteve.

Ylli argjentinas ka filluar në lot konferencen e tij për shtyp në ambientet e stadiumit Camp Nou.

Messi ka zbuluar se ishte i bindur të qëndronte në Barcelonë, pasi ajo është shtëpia e tij, por ishte i detyruar t’i thotë lamtumirë.

Lexo po ashtu Messi nuk mund t’i ndalë lotët para konferencës për shtyp

“Këtë vit unë dhe familja ime ishim të bindur se do të qëndronim këtu, isha i bindur të qëndroja këtu në Barcelonë. Kjo është shtëpia ime, shtëpia jonë”.

“Doja të qëndroja në Barcelonë dhe ky ishte plani, dhe sot më duhet të them lamtumirë pas gjithë jetës sime këtu”.

“Duhet të jetë kështu. Dua të them përsëri se jam shumë mirënjohëse për dashurinë”, ka thënë Messi në konferencë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version