Telegrafi

Fjalët e para të Meritan Shabanit pas transferimit në Angli te Wolves

Meritan Shabani ka kompletuar transferimin në Ligën Premier, tek Wolverhampton Wanderers.

Sulmuesi nga Kosova u përcjell për një kohë të gjatë nga skautët e klubit anglez që në fund vendosën për transferimin e tij.

Ish-lojtari i Bayern Munichut, Meritan Shabani ka folur për faqen zyrtare të klubit ku është shprehur shumë i lumtur që i është bashkuar Wolvesit.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Wolves. Projekti i klubit më emocionoi dhe i jam mirënjohës klubit për këtë mundësi”.

“Ky është një shans fantastik për mua që të zhvillohem edhe më tej si futbollist, në një ambient të ri”, tha Shabani.

Shabani ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me skuadrën nga Liga Premier.

Por sulmues nga Kosova fillimisht do të luaj me ekipin Wolves U23, ndërsa stërvitjet do t’i mbajë me skuadrën e parë. /Telegrafi/