Sulmuesi kolumbian, Luis Diaz ndihet i lumtur me transferimin e tij te Liverpooli nga Porto.
Liverpooli ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar të janarit.
Klubi nga Anfield ka kompletuar tashmë transferimin e sulmuesit kolumbian, Luis Diaz nga Porto.
Transferimi i kolumbianit thuhet se do t’i kushtojë 60 milionë euro Liverpoolit, me 40 milionë euro që do të paguhen menjëherë dhe 20 milionë euro bonuse.
Ky transferim e ka bërë të lumtur edhe vet sulmuesin Diaz, i cili tashmë ka thënë fjalët e para si lojtar i ri i Reds.
The moment you’ve been waiting for…
Luis Diaz is a RED 🔴 #VamosLuis pic.twitter.com/wl9koUlPgl
— Liverpool FC (@LFC) January 30, 2022
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Liverpoolin”, ka thënë Diaz në një video të publikuar nga faqja zyrtare e Liverpoolit.
Ndryshe, Diaz thuhet se ka nënshkruar kontratë për pesë vite e gjysmë me klubin nga Anfield. /Telegrafi/
A message from our new Red 😍 #VamosLuis pic.twitter.com/Be82uaW5wq
— Liverpool FC (@LFC) January 30, 2022