Telegrafi

Fjalët e para të Liz Truss, pasi është emëruar si kryeministrja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar

Pasi është emëruar si udhëheqëse e konservatorëve në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe kryeministre e ardhshme e vendit, Liz Truss ka thënë se është një nder që është zgjedhur kryetare e partisë.

Me këtë rast ajo ka falënderuar stafin e partisë për siç ka thënë “organizimin e një prej intervistave më të gjata të punës në histori”, përcjell Telegrafi.

Ajo gjithashtu ka falënderuar familjen, miqtë dhe mbështetësit e saj,

Por nuk ka lënë pa përmendur edhe rivalët e saj, veçanërisht Rishi Sunak duke shtuar se kanë treguar “gjerësinë dhe thellësinë e talentit në partinë konservatore”.

Dhe duke falënderuar udhëheqësin në largim, “mikun tim Boris Johnson” ajo ka vazhduar: “Boris, e ke përfunduar Brexit-in. Ju mundët Jeremy Corbyn, ju shpërndatë vaksinën. Dhe ju qëndruat kundër Vladimir Putinit”.

Lexo po ashtu Liz Truss emërohet kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar

Ndryshe, Liz Truss është emëruar si pasuese e Boris Johnson, duke u bërë kryeministrja e 56-të e Mbretërisë së Bashkuar.

Në një shkëputje nga tradita, Johnson dhe pasardhësi i tij do të shkojnë në Balmoral – në vend të Buckingham Palace – për emërimin e kryeministrit të ri.

Mbretëresha do të presë Johnsonin, ku ai do të japë zyrtarisht dorëheqjen e tij.

Më pas, ajo do të ketë një audiencë me liderin e ri konservator, ku ajo do të ftohet për të formuar një qeveri. /Telegrafi/