Harry Kane është zyrtarizuar si lojtar i ri i Bayern Munichut gjatë ditës së sotme (e shtunë) dhe ndihet shumë i lumtur me transferimin e tij te gjiganti gjerman.
Bayern Munichu ka njoftuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Harry Kane nga Tottenham Hotspur për një shifër që raportohet të jetë 120 milionë euro, duke përfshirë bonuset.
Kapiteni i Anglisë ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin më të madh gjerman dhe ndihet i lumtur që do ta veshë fanellën e Bayernit.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e FC Bayern tani”, ka thënë fillimisht Kane pas prezantimit me fanellën e Bavarezëve.
“Bayerni është një nga klubet më të mëdha në botë, dhe gjithmonë kam thënë se dua të konkurroj dhe të tregoj veten në nivelin më të lartë gjatë karrierës sime”.
𝗕𝗲𝗵𝗶𝗻𝗱 𝘁𝗵𝗲 𝗦𝗰𝗲𝗻𝗲𝘀 of @HKane's first day in Munich 🎥
Full video 👉 https://t.co/1oiTSk8JrU#ServusHarry pic.twitter.com/QuOfVsgRMB
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 12, 2023
“Ky klub përcaktohet nga mentaliteti i tij fitues – ndihen shumë mirë që jam këtu”, përfundoi ish-ylli i Tottenhamit.
Ndryshe, Kane do mbajë veshur fanellën me numër 9 te Bayerni. /Telegrafi/