Granit Xhaka ka kompletuar transferimin te Bayer Leverkusen nga Arsenali, klub në të cilin qëndroi shtatë vite.
Xhaka në sezonin e fundit bëri 37 paraqitje në Ligën Premier, duke qenë një lojtarët kryesor të Arsenalit.
30-vjeçari, i cili luajti në Bundesligë për Borussia Mönchengladbach midis 2014 dhe 2016, ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare deri më 30 qershor 2028.
#️⃣3️⃣4️⃣⚫️🔴 #GrueziGranit #Bayer04 #Werkself pic.twitter.com/ltMHs4hDWq
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) July 6, 2023
Xhaka ka folur si lojtar i Bayer Leverkusen duke thënë se e njeh klubin dhe kampionat dhe beson që do të ketë suksese.
“E njoh kampionatin nga brenda dhe e kam parë kur isha në Londër. Bayer 04 është një klub me një histori mbresëlënëse dhe objektiva ambicioze. Mbi të gjitha, unë e shoh atë si një klub me një të ardhme të madhe. Unë jam duke pritur shumë për vitet e ardhshme”, ka thënë Xhaka për faqen zyrtare të klubit.
Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, ka thënë se klubi ka marr një top lojtar me karakter dhe mentalitet.
Xhaka, Announced. ✅📝⁰⁰Granit #Xhaka signs from @Arsenal on a deal until 2028 at the #BayArena ! ⁰⁰All the infos on our new signing are here → https://t.co/XFXbV85ozD#GrueziGranit #Bayer04 #Werkself pic.twitter.com/bn3993umjw
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) July 6, 2023
“Me Granit ne kemi qenë në gjendje të sjellim një top lojtar absolut. Aftësia e tij në fushë është e njohur mirë. Por, mbi të gjitha, ka pak lojtarë që janë në gjendje të udhëheqin në mënyrë kaq bindëse një ekip si ai falë mentalitetit dhe personalitetit të tij të jashtëzakonshëm”, ka thënë Rolfes. /Telegrafi/