Sir Alex Ferguson është zgjuar nga koma pas një operimi në tru pas një hemoragjije.
Edhe pse në shtrat trajneri 72-vjeçar ka treguar sërish pasionin e tij për futbollit.
Fjalët e para që ka thënë pasi ka dalë nga koma kanë qenë drejtuar djalit të tij: “Si doli Doncaster?”, pyeti për Ferguson për ekipi që drejtohet nga djali i tij Darren.
Ferguson nuk është ndalur me kaq dhe ka kërkuar që sa më shpejtë të dal nga spitali për tu kthyer që t’i shoh ndeshjet në stadiume.
Ai nuk është ndalur me kaq dhe ka vazhduar me shaka.
“E shoh që në finalen e Kupës FA nuk mund të jem, por çfarë thoni për Kiev?”, ka pyetur Ferguson.
Sinjale të mira për mjekët dhe familjarët që Ferguson do të kthehet në normalitet së shpejti.
Edhe pse dëshira e tij është të jetë në finalen mes Liverpoolit dhe Real Madridit, mundësia mund të jetë e vogël. /Telegrafi/