Site icon Telegrafi

Fjalët e para të Edon Zhegrovës si lojtar i Lille: Jam lumtur dhe krenar, doja të vija këtu

Lille zyrtarizuar nënshkrimin me mesfushorin sulmues të Kosovës, Edon Zhegrovën.

Lojtari ka nënshkruar me klubin e Lille nga Basel deri në qershor 2026.

“Sot ndihem i lumtur dhe krenar. Është një ditë e madhe për mua, një hap i madh në karrierën time, në një kampionat të madh, në një klub me lojtarë të mëdhenj me të cilët do të mund të përparoj”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Edon Zhegrova transferohet te Lille

“Doja shumë të vija këtu dhe kjo ndodhi, ndaj jam shumë i lumtur. Tani do të bëj më të mirën për LOSC”, ka thënë Zhegrova për faqen e klubit.

Edhe presidenti i klubit, Olivier Letang, është shfaqur i lumtur që ka arritur të nënshkruajë me një lojtarë të talentuar si Zhegrova.

“Jemi shumë të lumtur të mirëpresim Edonin në LOSC. Edoni kishte shumë kërkesa por ishte LOSC që ai zgjodhi dhe që në kontaktet e para u kuptua se LOSC ishte projekti i duhur për të”.

“Prej pak kohësh e kishim ndjekur Edonin dhe e kishim identifikuar si një profil shumë të mirë, sidomos në rast të largimit të Jonathan Ikoné”.

“Dëshiroj t’i falënderoj drejtuesit e Baselit për marrëveshjen dhe që më në fund ranë dakord të lironin Edonin në jana, kur ai ishte një nga lojtarët kryesorë në skuadër”, ka thënë Letang.

Zhegrova e ka nisur karrierën te Flamurtari, duke vazhduar pastaj te Prishtina.

Edoni iu bashkua fillimisht Standard Liège, më pas luajti edhe te Saint-Trond, përpara se të nënshkruante përfundimisht kontratën e tij të parë profesionale në Genk, në 2017.

Baseli e mori nga Belgjika, ku edhe shkëlqyer për të marr ftesë edhe nga Kosova, ku ka grumbulluar tashmë 24 paraqitje dhe ka 2 gola me vetëm 22 vjet mbi supe. /Telegrafi/

Exit mobile version