Site icon Telegrafi

Fjalët e para të Arijanet Muriqit si lojtar i Nottingham Forestit

Arijanet Muriqi (Foto: Nottingahm Forest/Twitter)

Arijanet Muriqi ka folur për herë të parë si lojtar i Nottingham Forestit.

Portieri i Përfaqësues së Kosovës e kompletoi huazimin te skuadra nga Championshipi nga Manchester City deri në fund të sezonit 2019/20.

Gardiani 20-vjeçar fillimisht e ka vazhduar kontratën me Citizens deri në vitin 2024, për ta kompletuar më pas huazimin te Nottinghami.

Portieri shqiptar ka thënë se është i lumtur që e ka kompletuar huazimin te skuadra angleze, por edhe që dëshiron të lë gjurmë.

“Unë e njoh shumë mirë Championshipin, kam kaluar shumë kohë duke i shikuar takimet në televizion dhe e di se ka përballja të vështira. Jam këtu që të luftoj për pozitën e portierit të parë dhe të sigurohem që të kem shumë minutazh”, ka thënë fillimisht Muriqi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Nottingham Forest e huazon Arijanet Muriqin nga City

“Ja shumë i entuziazmuar që ky sezon është afër të fillojë. Ne na duhet të kemi një fillim të fuqishëm në ndeshjet para sezonale, që të jemi të sigurt për fillimin e sezonit”, ka përfunduar portieri i Përfaqësueses së Kosovës.

Huazimi i Muriqit te Nottinghami është një lajm i mirë për të, pasi do të ketë më shumë minutazh dhe do të mundohet ta bind Manchester Cityn që t’i jap një vend në skuadrën e parë, vend ky që e kishte në sezonin e kaluar, shkaku i lëndimit të Claudio Bravos. /Telegrafi/

Exit mobile version