Site icon Telegrafi

Fjalët e para të Alain Giresse si përzgjedhës i Kosovës

Agim Ademi dhe Alain Giresse (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Alain Giresse ka folur tashmë fjalët e para pas zyrtarizimit si përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës.

Sot (e mërkurë), Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka prezantuar përzgjedhësin e ri, Alain Giresse.

Ky emërim i francezit në krye të Dardanëve vjen disa muaj pas shkarkimit të zviceranit Bernard Challandes.

Lexo po ashtu Zyrtare: Alain Giresse prezantohet si trajner i ri i Kosovës

Prezantimi i Giresse u bë nga i pari i FFK-së, Agim Ademi, në një konferencë shtypi të organizuar së bashku me Muharrem Sahitin dhe Bajram Shalën.

Pas prezantimit, francezi ka folur fjalët e para si trajner i ri i Kosovës, teksa ka treguar se a ka njohuri për Përfaqësuesen tonë.

Agim Ademi dhe Alain Giresse (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Desha t’ju përshëndes të gjithëve në këtë konferencë time të parë”, ka thënë fillimisht Giresse në konferencën për shtyp.

“Sot po zyrtarizohet detyra ime si përzgjedhës i Kosovës. Kam shumë miq kosovarë që jetojnë në Francë. E kam pranuar detyrën me shumë kënaqësi dhe jam pajtuar me të gjitha kërkesat nga FFK-ja”.

“Të flasim se si rrodhi puna që unë të vij këtu. Në jetë të gjithë e kemi të kaluarën tonë”.

“Kam pasur para disa viteve një vizitë në Kosovë, sa ishte kryetar Fadil Vokrri. Kam pasur lidhje shumë miqësore, shumë të forta me të. Në Francë kur kam dëgjuar për vdekjen e tij, jam prekur shumë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Exit mobile version