Telegrafi

Fjalët e para të Ajetit si lojtar i Torinos

Sot (e diel) Torino ka prezantuar Arlind Ajetin, si lojtarin më të ri të tyre.

22-vjeçari ka falënderuar të gjithë për këtë mundësi, duke thënë se nuk ka hezituar aspak të pranon ofertën.

Lexo më shumëAjeti nënshkruan me Torinon, ja sa para do të fitojë (Foto)

“E falënderoj presidentin Cairo, drejtorin sportiv Petrachi dhe të gjithë klubin e Torinos për mundësinë e madhe që më kanë ofruar”.

“Nuk kam hezituar të pranoj këtë ofertë, sepse Toro ka treguar se është një klub qe beson tek të rinjtë dhe për këtë kisha nevojë unë”.

Lexo më shumëKush është tifozja më e madhe e Arlind Ajetit në Shqipëri?

“Jam i lumtur të filloj sezonin me bashkëlojtarët e rinj. Një përshëndetje të madhe për të gjithë tifozët e Toros”, ka thënë Ajeti për faqen zyrtare të klubit italian.

Vlen të theksohet se sezonin e kaluar Ajeti ishte pjesë e Frosinones. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=IqU_C52nVyM