Telegrafi

Fjalët e para të Admir Mehmedit si lojtar i Antalyasporit

Foto: Fraport TAV Antalyaspor/Twitter

Admir Mehmedi tashmë është lojtar i Antalyasporit, pasi kompletoi transgerimin nga Wolfsburgu.

Lojtari shqiptar u ka premtuar tifozëve të skuadrës turke se ai u është bashkuar që të luftojë për suksese të mëdha dhe është i etur për të fituar në të ardhmen.

“Çfarë është ajo që na mbledh në këto struktura gjigante? Dy skuadra me 11 lojtarë që përpiqen të fusin topin në portën e njëri-tjetrit? Apo thjesht për të fituar? Rivaliteti? Lakmia? Inteligjenca? Sigurisht që ka pak nga çdo gjë, por mendoj se është pasioni që na sjell këtu. Herë në një pasdite pranvere me diell, herë në një natë të stuhishme dimri. Unë jam Admir Mehmedi. Unë jam gati të jetoj dhe ta mbaj gjallë këtë pasion. Po ti?”, ishin fjalët e para të lojtarit shqiptar.

Lexo po ashtu Zyrtare: Admir Mehmedi kalon te Antalyaspor

30-vjeçari, ish-reprezentuesi i Zvicrës, ka nënshkruar kontratë me skuadrën turke deri në qershor të vitit 2024.

Mehmedit i skadonte kontrata me skuadrën e Wolfsburgut dhe do të duhej të lirohej si lojtar i lirë.

Aktualisht, Antalyaspor pozicionohet në vendin e 15-të në Superligën e Turqisë, vetëm katër pikë larg vendit të 17-të që dërgon një kategori më poshtë të futbollit të Turqisë. /Telegrafi/