Oleksandr Usyk pasur u shpall kampioni i ri i peshave të rënda në boks, duke e mposhtur Anthony Joshuan pas 12 raundesh, ka thënë se ka besuar në fitore dhe ka punuar shumë për këtë, duke mos e parë familjen për një kohë të gjatë.
Vendimi për fitoren e boksieri ukrainas pas 12 raundeve ka ardhur me vendim unanim të gjyqtarëve, ku të tre ishin në anën e Usyk: 117-112, 116-112, 115-113.
Usyk tani është kampioni i katër brezave: WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO në peshat e rënda.
A New 👑 Is Crowned #JoshuaUsyk pic.twitter.com/3h1LArO07Y
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021
Boksieri ukrainas ka thënë edhe fjalët e para si kampion i botës në peshat e rënda në boks për ‘Sky Sports Box Office’.
“Kjo do të thotë shumë për mua. Dueli shkoi siç prisja unë të shkonte. Kishte momente kur Anthony godiste fortë, por s’ishte asgjë speciale”.
🇺🇦 #AndTheNew 👑 #JoshuaUsyk pic.twitter.com/kui3AQC5YJ
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) September 25, 2021
“Nuk e kisha synim ta nokautoja, sepse ashtu më thanë trajnerët e mi. Në fillim, tentova ta godisja fort, por pastaj bëra detyrat e mia”.
“Gjëja e vetme që doja ishte të falënderoja Jezu Krishtin. Kam punuar shumë që nga janari në përgatitjet për këtë duel”.
https://twitter.com/DAZNBoxing/status/1441891031000231936
“Më mori gjysmë viti dhe nuk e kam parë familjen për një kohë të gjatë. Më mungon t’i shoh ata. Dua të shkoj në shtëpi dhe të jem i lumtur me familjen. Nuk po mendoj për revanshin”, ka thënë Usyk. /Telegrafi/