Site icon Telegrafi

Fjalët e Meriton Korenicës dhe Nderim Nexhipit, pas ribashkimit të dyshes te Manisa

Manisa sot e ka prezantuar Meriton Korenicën, lojtarin e Përfaqësueses së Kosovës, i cili ka nënshkruar për dy vite me mundësi zgjatje edhe për një vit tjetër.

Korenica si zakonisht ka qenë i shkurtër në ceromininë e nënshkrimit, kur dha deklaratën e parë për faqen zyrtare të klubit.

“Kam ardhur këtu për tu shpallur kampion. Ne do të punojmë shumë dhe do të arrijmë objektivin tonë”.

“Kam marrë informacione shumë të mirë nga miqtë e mi në Manisa. Jam i lumtur që vij në një ekip me synime të mëdha. Do të punoj shumë për të pasur sukses këtu”, ka thënë Korenica.

Lexo po ashtu Ballkani falënderon Korenica me fjalë të mëdha pas transferimit te Manisa: Dera jonë e hapur gjithmonë për lojtarë si ti

Drejtori sportiv i klubit, Nderim Nexhipi, i cili është më meritor për transferimin e Korenicës në Turqi, me të cilin kishte punuar edhe te Ballkani, ka folur fjalë të mëdha për lojtarin.

Lexo po ashtu Zyrtare: Meriton Korenica prezantohet si lojtar i klubit turk Manisa

“Meriton Korenica është i ri, dinamik dhe i talentuar. Ai do t’i shtojë shumë forcë ekipit tonë. Besoj se do të ketë shumë sukses me fanellën e Manisas. I uroj një sezon të suksesshëm me fanellën e Manisas”, ka thënë Nexhipi.

Manisa nënshkroi kontratë me formulën 2+1 vjeçare me Meriton Korenicën i cili kalon nga Ballkani, kampioni i Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version