Site icon Telegrafi

Fjalët e Lutfi Hazirit pas nominimit të Vjosa Osmanit si kandidate e LDK-së për kryeministre

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas nominimit të Vjosa Osmani për kryeministre të vendit nga kjo parti, ka thënë se janë njerëz të durimit.

“Kjo periudhë që nga 3 gushti na ka shërbyer për t’u përgatitur për zgjedhje. Jashtë nesh në mënyrën se si vendosim nuk na kuptojmë. Durimi është kulturë e LDK-së”, ka thënë Haziri, njofton Klan Kosova.

“Ju garantojmë që nga ky minutë deri më 6 tetor do të punojmë që të festojmë dhe bashkë dhe ta rikthejmë LDK si forcë të parë politike për dekadën e ardhshme”.

Ai ka falënderuar Isa Mustafën për delegim të përfaqësimit të partisë në politikat zgjedhore.

Ndërkohë ky subjekt politik ka shprehur gatishmërinë që të shkojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme, teksa për koalicionin me VV kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk do të nguten dhe se do të shohin cili është interesi i partisë.

Ndryshe, presidenti i Republikës sё Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas njoftimit për media në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbahen më 06 tetor 2019”. /Telegrafi/

Exit mobile version