Telegrafi

Fjalët e Leonardos nuk e kanë befasuar Real Madridin – ata janë të qetë aktualisht, por nuk përjashtohet befasia

Asgjë nuk ndryshon. Skenari është shkruar te Real Madridi dhe fjalët e Leonardos, drejtorit sportiv të PSG-së , nuk do të bëjnë që klubi mbretëror të ndryshojnë pozicionin asnjë centimetër, për Kylian Mbappen.

Propozimi prej 160 milionë eurove tashmë është bërë dhe mbretërit janë ende duke pritur për hapin e radhës.

Mediat spanjolle e dinë që oferta e mbretërve është “e pamjaftueshme” dhe se ata nuk do ta shesin lojtarin për më pak se sa u kushtoi atyre.

Po PSG e di që mund ta humbin lojtarin pa asnjë kosto pas gjashtë muajsh dhe vendimi i francezit për të kaluar në Real Madridi është i pakthyeshëm.

Tani drejtuesit e klubit mbretëror mbeten të qetë, sepse ata besojnë se kanë vepruar në mënyrën më korrekte të mundshme, duke qenë transparent në maksimum me klubin parisien.

Ideja e menaxherëve të Real Madridit është të flasin me PSG-në, të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, por duke u nisur nga oferta bazë prej 160 milionë eurosh.

Kjo është ajo që ata e konsiderojnë si vlerë reale për Mbappen aktualisht, por pa harruar se nga 1 janari, Reali mund të nënshkruani me lojtarin falas dhe ta presin gjashtë muaj për tu bashkuar pastaj në klub, që konsiderohet si plani ‘befasi’ i mbretërve.

Në fakt, edhe sipas portalit Transfermarkt, çmimi i tregut të Kylian është 160 milionë euro. /Telegrafi/