Site icon Telegrafi

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ndihet i lumtur që kanë arritur marrëveshje me trajnerin Xavi për të vazhduar qëndrimin e këtij të fundit në Camp Nou.

Xavi kishte lajmëruar largimin në fund të edicionit, por tashmë ka ndryshuar mendje duke konfirmuar qëndrimin.

I lumtur më këtë vendim dhe marrëveshje është i pari i Barcelonës, Laporta, i cili ka vlerësuar lartë Xavin në konferencën për shtyp.

Lexo po ashtu Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se ka një projekt. Është një lajm i mirë për Barçën. Stabiliteti është një vlerë e rëndësishme në projektet që janë të suksesshme, për mua është një maksimum”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Xavi është një tifoz i pamohueshëm i Barcelonës. Ka qenë një situatë komplekse, por ne kemi një trajner që mendon gjithmonë për më të mirën për klubin, kështu që është një lajm i madh”.

“Është një ekip që përzien rininë dhe përvojën, dhe klubi ka nevojë për këtë. Ata kanë nevojë për një referencë si Xavi në dhomat e zhveshjes. Ka pasur unanimitet në Bordin e Drejtorëve që ai të vazhdojë”.

“Bordi i Drejtorëve dhe tifozët e Barcelonës kanë besim të plotë te Xavi. Ruajtja e stabilitetit të një projekti është e mirë. Filloi praktikisht vitin e kaluar dhe tashmë kemi fituar një Ligë dhe një Superkupë të Spanjës. Liga ishte historike, në një kohë me vështirësi maksimale”.

“Liga është praktikisht e pamundur të fitohet, për shkak të pikëve dhe gjithashtu për shkak të disa vendimeve në disa ndeshje. Tifozët e Barcelonës besojnë te Barça dhe besojnë se ky projekt ia vlen. Për klubin është krenari të ketë një trajner të cilësia njerëzore dhe njohuritë e Xavit”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version