Telegrafi

Fjalët e kampiones olimpike para qytetarëve të Pejës (Video)

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në kategorinë 52 kilogram në sportin e xhudos.

Kjo ka bërë që xhudistes ti organizohet një pritje fantastike me të arritur në Prishtinë, përkatësisht në qytetin e lindjes së Pejës.

Majlinda Kelmendi është pritur në një atmosferë madhështore të Pejës, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, xhudistja pejane ka folur para mijërave qytetarëve duke premtuar edhe suksese të tjera.

“Faleminderit të gjithëve. Jam shumë e lumtur dhe emocionuar për këtë pritje”, tha shkurt Majlinda.

Ka folur edhe Driton Kuka, trajneri i xhudistes kosovare, i cili ka falënderuar të gjithë të pranishmit në sheshin pejan, duke premtuar se ky nuk do të jetë suksesi i fundit. /Telegrafi/