Liverpooli ka njoftuar se Jurgen Klopp ka nënshkruar një kontratë të re me klubin. Trajneri gjerman kishte edhe dy vite kontratë, pasi aktualja i skadonte në 2024, ndërsa tani ai ka vazhduar edhe për më tutje, deri në vitin 2026.
Asistentët e tij, Pepijn Lijnders dhe Peter Krawietz po ashtu kanë vendosur të vazhdojë tutje.
“Ka kaq shumë fjalë që mund të përdor për të përshkruar se si ndihem për këtë lajm… i lumtur, i përulur, i bekuar, i privilegjuar dhe i emocionuar”.
— Liverpool FC (@LFC) April 28, 2022
“Ka shumë dashuri për këtë vend. E dija që para se të vija këtu, e njoha edhe më mirë pasi mbërrita dhe tani e njoh më shumë se kurrë më parë”.
“Si çdo marrëdhënie e shëndetshme, ajo duhet të jetë gjithmonë në rrugë të dyanshme; duhet të jeni të drejtë për njëri-tjetrin. Ndjenja që kishim absolutisht e drejtë për njëri-tjetrin është ajo që më solli këtu në radhë të parë dhe kjo është arsyeja pse e kam zgjatur”.
The boss has a special message for you… ❤️ pic.twitter.com/T4vFwYFN9p
— Liverpool FC (@LFC) April 28, 2022
“Më duhej t’i bëja vetes pyetjen: A është e drejtë për Liverpoolin që të qëndroj më gjatë?”.
“Së bashku me dy ndihmës trajnerët e mi, Pep Lijnders dhe Pete Krawietz, arritëm në përfundimin se ‘Po!’
“Ka ende freski te ne si klub dhe kjo më jep energji. Për sa kohë që kam qenë këtu, pronarët tanë kanë qenë jashtëzakonisht të përkushtuar dhe energjikë për këtë klub dhe është e qartë që tani kjo vlen për të ardhmen tonë aq sa kam ditur ndonjëherë”, ka thënë Klopp.
Jürgen Klopp speaks exclusively after he extended his time with the Reds 🗣
— Liverpool FC (@LFC) April 28, 2022
Jurgen Kopp ka kthyer titullin e kampionit te Liverpooli pas shumë vitesh, ndërsa ka fituar edhe një Ligë të Kampionëve. /Telegrafi/