Site icon Telegrafi

Fjalët e fundit të vëllait të diktatorit korean para se të vdiste (Foto/Video)

Policia e Malajzisë ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nga Koreja e Veriut, për shkak të dyshimit se ishte pjesëmarrës në vrasjen e vëllait të liderit të Koresë së Veriut, derisa po vazhdojnë tensionet rreth dorëzimit të trupit të pajetë të Kim Jong-nam autoriteteve koreano-veriore.

Kim Jong-nam, vëlla i diktatorit komunist të Koresë se Veriut, Kim Jong-un, ka vdekur pas një sulmi ndaj tij në Aeroportin e Kuala Lumpur në Malajzi.

Besohet se ai është helmuar me një materie me një materie veprimi të shpejtë.
Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e Kim Jong-nam dhe janë transmetuar fjalët e tij të fundit para se të vdiste.

“Po më dhemb, shumë po më dhemb! Jam injektuar me një lëng”, citohet ketë thënë Kim Jong-nam, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët amerikanë dhe koreano- jugor, kanë deklaruar se vëllain e diktatorit e kanë mbytur agjentët koreano-verior .

Policia e Malajzisë ka njoftuar se arrestimi i fundit i të dyshuarit Ri Jong-chol (47) ka të bëjë me vrasjen e Kim Jong-nam.

Ndërkohë, dy gra, një grua indoneziane dhe një grua malajziane me pasaportë vietnameze, u arrestuan më herët si të dyshuara për vrasjen e Jong-nam.

Policia beson se Kim Jong-nam i është injektuar helm në fytyrë në momentin kur ai ishte duke pritur për të hipur aeroplan nga Kuala Lumpur në Macau. /Telegrafi/

Exit mobile version