Jeff quhej djaloshi i cili ishte duke shkruar me nënën e tij, në momentet kur një tornado i fuqishëm goditi qytetin.
“Të dua nënë”, pastaj “Lamtumirë”, ishin fjalët e tij të fundit duke i treguar se tornado po vinte furishëm drejt tij.
Nëna e Jeff-it rrëfen se në ato momente e kuptoi se po ndodhte diçka. Ajo i ka shkruar Jeffit vazhdimisht për ta pyetur nëse është mirë, mirëpo nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Pamjet e shtëpive të shkatërruara tregojnë qartë se sa i fuqishëm ka qenë tornado, transmeton syri.
Video më poshtë ju jep rrëfimin e plotë të nënës së Jeffit, e cila ngushëllohej me fjalët e fundit të të birit, që shprehnin dashuri.