Carlo Ancelotti hodhi poshtë dyshimet. Trajneri italian ishte një nga fituesit e mëdhenj pas fitores së Real Madridit në shtëpi ndaj Barcelonës.
Ai kishte të drejtë në çdo vendim të tij, fitoi ndeshjen kundër Xavi Hernandez dhe pas ndeshjes mbajti një fjalim që është bërë viral për shkak të asaj që thotë dhe reagimit të lojtarëve të tij.
“Së pari dua t’ju përgëzoj. Është krenari të shohësh një lojë të tillë. Të ulesh në stol dhe të shikosh një ndeshje si kjo është një burim krenarie për mua dhe për të gjithë ne që punojmë me ju”, ka thënë fillimisht Ancelotti.
“Ju thashë një gënjeshtër, nuk ishte një finale, ishte një gjysmëfinale, ne duhet të luajmë finalen…”.
Deri atëherë, të gjithë rrinin ulur duke dëgjuar liderin e tyre, por gëzimi i madh nuk kishte ardhur ende.
Pas pjesës emocionale të fjalimit, Ancelotti kishte përgatitur një surprizë që ndezi çmenduri në dhomën e zhveshjes.
? حصرياً |
كلمة انشيلوتي للاعبين بعد الفوز وصرررررررررخة تهز غرفة الملابس??
استمتعوا يا مدريديستا ..
??????? pic.twitter.com/qT8EM1elSV
— محمود مجيد ¹⁴ (@MMajeedSX) April 5, 2023
“Dhe së treti… Nesër, ditë pushimi!”, tha italiani.
Pikërisht atëherë të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit stërvitor filluan ta festojnë lajmin sikur të ishte një gol. Është e qartë se ata e kishin fituar atë. /Telegrafi/