• As me miq e as me anmiq, gojën mos e f’lliq!
• Atdheun nuk mund ta shkatrrojë as lufta as armiku, por mund ta shkatrrojnë çlirimtarët!
• Atë që pështyn në nadje, mos e lëpijë në mramje.
• Baba vdes i keq kur i del djali i keq.
• Bisha tërbohet keq kur e sheh se i vjen funi.
• Ç’a ta ban minuti s’ta ban krejt jeta.
• Dajaku ka dalë nga xheneti.
• Dashuria për rininë, si qumësht për fëminë.
• Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.
• Dita pa pune, nata pa gjumë.
• Dora e thate s’ka nafake.
• E drejta te zhyt, por nuk të mbytë.
• Fjala e bute then ashtin e fortë.
• Fjalët janë gra, veprat burra.
• Gruaja e dashtun kurrë s’plaket
• Guri rrumbullak e burri pa zanat nuk xanë vend kollaj.
• I madh është edhe plepi, po e fëlliqin sorrat.
• I urti shkruan, budalla i mban n’mend.
• Ka që edhe gomarin mashkull e bajnë me barrë.
• Kam qeshur te tjerë, më mbiu në derë.
• Kopraci s’të jep të zezën e ullirit.
• Kujt i ka djeg qulli i fryn kosit.
• Kur s’të thërrasin mos shko, kur s’të pyesin mos kuvendo.
• Kush mëson botën, s’din për veti.
• Burri është çadra e gruas, gruaja pasqyra e burrit.