• Ai që shkruan e lexon, asnjëherë s’do të kërkojë lëmoshë.
• Ai që mban shishen e pijes dhe i dridhen duart, pi gjak, jetën e lotët e tij dhe të familjes.
• Ai që mungon e ka gjithmonë gabim.
• Ai që shikon lojën, sheh më tepër se lojtari.
• Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk dimë është një oqean i tërë.
• Betimet janë fjalë, fjalët i merr era.
• Çdo virtyt është midis dy vesesh.
• Ç’vlerë ka të nxitosh kur je në rrugë të shtrembër?
• Dashurinë falja gruas, besimin nënës.
• Dembeli aq ngadalë i bën hapat, saqë varfëria shpejt e zë.
• Deri 25 vjeç, fëmijët i duan prindërit, mbi 25 i qortojnë, mbi 30 u kërkojnë falje.
• Dinjiteti i politikës është të mos humbësh ndjenjën e së tërës.
• Dita ka sy, kurse nata ka veshë.
• Duke e detyruar njeriun të heshtë, nuk e kemi bindur.
• Fëmijët e vegjël thithin nënën, fëmijët e rritur thithin babanë.
• Fjala e dhënë, shigjetë e shtënë.
• Gjashtë orë gjumë për burrin, shtatë për gruan, tetë për të marrin.
• Gjumi i hershëm dhe zgjimi i hershëm të bëjnë të shëndoshë, të mençur e të pasur.
• Ha që të kënaqësh veten, vishu që të kënaqësh të tjerët.
• Huadhënësit kanë kujtesë më të mirë se huamarrësit.
• Inati të plak, e qeshura të rinon.
• I riu e kërkon rininë tek e papritura, i vjetri te zakoni.
• I rrituri mes fëmijësh do kohë të bëhet fëmijë, fëmija mes të rriturish bëhet shpejt burrë.
• Janë dy njerëz pa të meta, njëri ka vdekur, tjetri nuk ka lindur akoma.
• Jeta duhet të jetë një kërkim, zbulim dhe “gjuajtje” e përjetshme dhe pambarim.
• Jeta është një gjë e madhe, e përbërë prej gjërash të vogla.
• Jeta fillon në të ‘40-tat.
• Kujdesu gjithmonë që pasqyra në të cilën shihesh mos të të bëjë të skuqesh.
• Kur varfëria hyn për dere, dashuria ikën nëpër dritare.
• Martesa është shumë më tepër sesa katër këmbë të zhveshura në krevat.
• Miku që arriti pushtet, mik i humbur.
• Natyra na i ka dhuruar veshët, që vazhdimisht janë të hapur, dhe gojën – dhe gojën të cilën shpeshherë është mirë të mbahet mbyllur.
• Ndize qiriun e atij tjetrit por mos e fik tëndin.
• Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.
• Nëna e mirë nuk pyet a dëshiron, por jep.
• Nëse do të pushosh gjatë, do të ndryshkesh shpejt.
• Ngul këmbë me duar të sigurta.
• Njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e huaja, të marrët nga të vetat.
• Njerëzit pushojnë së menduari kur pushojnë së lexuari.
• Sa më i vjetër violinisti aq më i ëmbël tingulli. /EO/