• Çfarë nuk sheh me sytë tuaj, mos e shpik me gojë.
• Gratë qajnë më shpesh, sepse kuptojnë më shumë.
• Ligji punon ashtu si dëshiron paraja.
• Një nënë e kupton çfarë nuk i tregon i biri.
• Sa më ngadalë të ecësh, aq më shpejt do të mbërrish.
• Askush në botë nuk është më i fortë sesa njeriu i ditur.
• Atëherë kur të ngutet më së shumti bëhu më i ngadalshëm.
• Edukata është më e rëndësishme se origjina.
• Edhe nëse të është tharë goja nga etja, mos pi ujë në pus të hajdutit.
• Gota e parë – njeriu merr verën; gota e dytë – vera merr verën; gota e tretë – vera merr njeriun.
• Gratë dhe pëlhurat nuk duhet të shikohen në dritën e qirinjve.
• I çiltri gënjeu edhe djallin.
• Pushteti është pije dehëse.
• Ka pleq trevjeçarë dhe fëmijë njëqindvjeçarë.
• Kur njeriu humbet gjithçka i mbetet dituria.
• Kush e pranon paditurinë e vet, e kallëzon njëherë, ai që e fsheh – e dëshmon shumë herë.
• Kush fillon me kokë dragoi përfundon me bisht hardhuce.
• Lëvdimi i vetes është fillimi i turpit.
• Mendjemadhi mendon se qielli është kapelë e tij.
• Mos i bëj profeci atij që sheh më larg se ti.
• Nga varfëria në pasuri udhëtimi është i vështirë, por kthimi është i lehtë.
• Një fjalë e mirë mund të ngrohë tre muaj dimër.
• Paraja kontrollon rregullat edhe në ferr.
• Pickoje veten, do të shohësh se sa i dhemb tjetrit.
• Zemra e grave është si disa vegla muzikore; varet nga ai që e prek.