Tyson Fury dëshiron të mposhtë Deontay Wilderin dhe menjëherë të ndeshet me Anthony Joshuan para fundit të vitit pasi u detyrua të hynte në një duel trilogjie për të vonuar përballjen britanike të peshave të rënda.
Kampioni i peshave të rënda në WBC shkatërroi kundërshtarin e tij amerikan në shkurt të vitit të kaluar pas barazimit të tyre të diskutueshëm, me Daily Star Sport që zbuloi këtë muaj se Gypsy King ishte urdhëruar që të zhvillonte trilogjinë.
Pas një lufte fjalësh mes Fury dhe Joshuas, 32-vjeçari u ka thënë mbështetësve të tij se ai do të mundë të dy rivalët para se të mbarojë viti.
Me takimin e tretë me Wilder të organizuar për 24 korrik në Las Vegas, Joshua është urdhëruar të takohet me Oleksandr Usyk për rripin e tij të WBO.
Fury ka thënë ESPN: “Unë kam për ta rrahur Deontay Wilderin pak më mirë se sa herën e kaluar, sepse ai nuk u fsheh mjaft mirë herën e kaluar”.
"Any bit of substance of Deontay Wilder, I've got it right here in my pocket. I've carried it around with me for the last 18 months."@Tyson_Fury held nothing back last night on the @espn set. (Would you expect anything less?)#FuryWilder3 | JULY 24 | Las Vegas pic.twitter.com/XblF8lOSjQ
— Top Rank Boxing (@trboxing) May 23, 2021
“Këtë herë unë do ta shkatërroj atë dyfish, trefish”.
“100 përqind [Unë do të luftoj Joshua]. AJ ka një gojë të madhe dhe asnjë përmbajtje. Edhe atij do i tregoj vendin dhe kjo do të ndodh brenda këtij viti”, ka shtuar më tej Fury. /Telegrafi/