Site icon Telegrafi

Me fjalë në shqip dhe fotografi të rralla nga fëmijëria, Dua Lipa e uroi nënën e saj për ditëlindjen

Foto: Getty Images/Dua Lipa-Instagram

Këngëtarja Dua Lipa është pa diskutim një ndër emrat më të përfolur të momentit.

Ajo është duke mbajtur turin e saj të koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse ditë më parë u detyrua të anulojë një prej tyre për shkaqe shëndetësore.

Dua është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jeta e saj.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Së fundmi, e ëma e këngëtares, Anesa Lipa, festoi ditëlindjen e saj.

Dua u kujdes që në këtë ditë speciale për nënën, t’i bëjë asaj një dedikim të gjatë më të dashurës së saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Dua Lipës

Këtë gjë, këngëtarja me prejardhje nga Kosova e ka bërë përmes disa fotografive të rralla të publikuara në rrjetin social Instagram. Këto imazhe janë të kohës kur Dua ishte një vogëlushe, teksa pozonte pranë të ëmës.

Fotografi e rrallë nga fëmijëria e Dua Lipës (Foto: Dua Lipa/Instagram)

“Urime ditëlindja nënë. Falë teje jam kjo që jam. Faleminderit që më do, kujdesesh për mua dhe je gjithmonë aty. Faleminderit që gjithmonë je mikja ime më e afërt”, ka shkruar ndër të tjerash Dua.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, mbishkrimit të gjatë në anglisht, Dua ia ka bashkëngjitur edhe disa djalë të sinqerta në shqip.

“Të dua nana edhe 100 tjera”, janë fjalët në shqip me të cilat këngëtarja Lipa uroi nënën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version