Telegrafi

Fjala ‘Remontada’ nga viti 2021 hyn në fjalorin e frëngjishtes, rikthimi i çmendur i Barcelonës ndaj PSG do të përkujtohet përgjithmonë

Rikthimi i madh i Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve do të përkujtohet gjithmonë.

Njëri nga rikthehet më të çmendura në histori të futbollit padyshim se është ai i Barcelonës ndaj PSG në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.

Klubi katalunas humbi ndeshjen e parë në Francë me rezultat të thellë 4-0 dhe kualifikimi i PSG dukej punë e kryer.

Megjithatë, në ndeshjen kthyese në Camp Nou ndodhi rikthimi legjendar, pasi Barcelona arriti të fitojë me rezultat 6-1 dhe të sigurojë kualifikimin.

Ky rikthim u emërua si “Remontada” dhe tashmë ka fjalë do të zë vend në fjalorin e frëngjishtes dhe do të kujtohet gjithmonë.

Momenti i golit vendimtar

Sipas mediumit të njohur Le Point, fjala ‘Remontada’ do të hyjë në fjalorin  frëngjishtes në vitin 2021.

Kuptimi i saj është një rikthim i papritur i një ekipi i cili është duke humbur me një diferencë të lartë golash dhe në fund fiton.

Ndryshe, në të kaluarën edhe në Suedi ka hyrë një fjalë e re në fjalorin e tyre.

Bëhet fjalë për fjalën ‘Zlatanera’ që ka të bëjë me forcën apo dicka të fortë, si nderim i legjendës Zlatan Ibrahimovic. /Telegrafi/