Frances Connolly, është fituesja e xhekpotit në vlerë prej 115 milionë funte, që zbuloi se gjysmën e shumës së fituar e ka ndarë me të tjerët – duke u bërë kështu e “varur” për të ndihmuar të tjerët.
Connolly dhe bashkëshorti Patrick janë dakorduar që një shumë të caktuar ta ndajnë si një lloj buxheti vjetor që do ta investojnë për bamirësi, e tashmë e ka shpenzuar shumën që do të duhej t’i qëndronte të paktën deri më 2032, transmeton Telegrafi.
Dyshja në vitin 2019 fituan xhekpotin në EuroMillions, dhe menjëherë i ndanë paratë me miqtë dhe familjarët.
Connolly tha se sa herë që e ndihmon dikë, i krijohet një “lloj emocioni që i shkakton më pas varësi”.
“Tani jam e varur në këtë”, shtoi Connolly.
Ajo ka pranuar se i ka dhënë për bamirësi 60 milionë funte, dhe se nuk i bën përshtypje fare se sa para shpenzon. /Telegrafi/