Milionerja më e re e Britanisë së Madhe është zhvendosur përsëri në shtëpinë e nënës së saj, pasi ka shitur shtëpinë e blerë nga paratë e fituara nga lotaria.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Jane Park, 21, kishte fituar lotarinë prej 1 milion funtesh, kur ishte vetëm 17 vjeçe, në tiketën e parë të lotarisë të blerë nga ajo.
Ajo i kishte blerë vetes një shtëpi në Prestonpans me paratë e lotarisë, por katër vjet më pas, ajo e ka shitur atë për 189,000 funte, për tu zhvendosur përsëri tek nëna e saj, pasi ndjehej e vetmuar.
Ajo thuhet se e bleu atë në nëntor të vitit 2013 për 169.995 funte.
Jane ka postuar fotot e mobiljeve nga shtëpia e saj në Facebook duke i kërkuar miqve të saj të shkruajnë nëse janë interesuar për të blerë ato. /Telegrafi/