Telegrafi

Fituesja e lotarisë në Skoci e dëbon burrin e saj pasi ai e shihte vetëm si “makinë parash”

Një fituese e lotarisë e cila fitoi 148 milionë paund (mbi 55 milionë euro), e ka dëbuar burrin e saj i cili e kishte përdorur atë “si një makinë parash”.

Gillian Bayford u martua me Brian Deans pesë vjet më parë, por që atëherë bashkëshorti i saj ka shpenzuar para vetëm në vetura të shtrenjta, ora, dhe udhëtime me miqtë, duke mos i kushtuar asaj aspak vëmendje.

Thuhet se 51 vjeçarja i dha burrit të saj pagë mujore, por ai vazhdoi të kërkonte më shumë derisa ajo përfundimisht e dëboi nga shtëpia e saj në Skoci, përcjell Telegrafi.

Një burim i mediave të huaja, tha se “Brian e pa Gillian si makinë parash, asgjë më shumë, ndërsa ajo vazhdonte t’i ofronte para që martesa të funksiononte”.

Përfundimsht, Gillian mbeti “e shkatërruar” duke shpenzuar gjithnjë e më shumë para për të mbuluar shijet e shtrenjta të burrit të saj, vetëm që të mos prishej martesa. Çifti ka edhe një vajzë të vogël së bashku, Emile.

Gillian ka treguar edhe se nuk flet më me familjarët e saj, pasi megjithëse paratë supozohej t’i bënin të gjithë të lumtur, gjithçka përfundoi me ndarje duke i bërë “kërkues dhe lakmitarë”. /Telegrafi/