Fituesja e çmimeve Oscar dhe Emmy – Brooke Keesling mbajti një prezantim sot në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në kuadër te Festivalit të Filmit të Animuar Anibar.
Brooke Keesling tregoi për përvojën e saj gjatë kohës kur punoi për kompani si Cartoon Network, Disney dhe Warner Bros ku edhe ka qenë e përfshirë në disa filma si “Inception”, “The Dark Knight” dhe “Pirates of the Caribbean”.
Ajo vazhdoi duke treguar për punën e saj në Bento Box Entertainment, shtëpia e “Bob’s Burgers” dhe “Central Park”.
Pos këtyre, Keesling ndau me publikun fakte interesante rreth filmit të saj të parë të animuar, “Boobie Girl”, i cili ka fituar çmimet Oscar dhe Emmy në vitin 2005. Ajo ka një përvojë të gjatë pune në nivelet më të larta të industrisë së animacionit dhe në detaje tregoi pikërisht për këtë.
Në fund, ajo pranoi edhe pyetje nga publiku ku tregoi për mundësitë e shumta në industrinë e animacionit, duke ju dhënë këshilla animatorëve të rinj të cilët janë të interesuar të kenë një karrierë në fushën e animacionit.