Telegrafi

Fituesit në Critics’ Choice Awards

Sezoni i çmimeve kinematografike nisi të dielën me edicionin e 22-të të ‘Critics’ Choice Aëards’ në qytetin bregdetar të Santa Monicas në Los Angeles.

“La La Land”, një film mjuzikël i kohëve moderne, me protagonistë Emma Stone dhe Ryan Gosling, rrëmbeu çmimin kryesor, atë të filmit më të mirë.

“Ajo që dukej një ëndërr e parealizueshme u bë sot realitet. Ju nuk e humbët kurrë besimin dhe më nxitët vazhdimisht, prandaj ju jam shumë mirënjohës”, është shprehur Damien Chazelle.

Casey Affleck u vlerësua si aktori më i mirë protagonist për interpretimin në “Manchester by the Sea”, ndërsa sa i përket femrave, trofeun e mori Natalie Portman, për rolin e Jacqueline Kennedy në filmin “Jackie”.

Viola Davis e Mahershala Ali triumfuan në kategorinë e aktorëve më të mirë në rol dytësor.

Fituesit e ‘Critics’ Choice Awards’ zgjidhen nga 300 anëtarët e Broadcast Film Critics Association. /TCH/