Në tetor, Real Madridi mbeti i zemëruar pasi zbuloi se ylli i tyre, Vinicius Junior, nuk do të ishte fituesi i Topit të Artë të vitit 2024. Me të kuptuar këtë, ata vendosën të bojkotojnë ceremoninë në Paris.
Florentino Perez e udhëhoqi atë vendim dhe sipas ikonës së Real Madridit, Ronaldo Nazario, ai është “fituesi i vërtetë i Topit të Artë”, duke pasur parasysh suksesin që ka pasur si president i klubit.
“Pa e dëmtuar Rodrin, Vinicius duhej të fitonte Topin e Artë, i cili ka humbur një mundësi të madhe për të kurorëzuar Vinicius si më të mirën në botë. Nuk ka lidhje me Rodrin, le të jetë e qartë, por Vinicius ka qenë shumë më vendimtar sezonin e kaluar”, ka thënë fillimisht ‘Fenomeni’.
“Çfarë do të them nëse fituesi i vërtetë i Topit të Artë është Florentino Perez, ai është një baba për mua. Ai më mësoi shumë dhe më dha gjithçka në botën e futbollit”.
Ronaldo foli edhe për situatën aktuale me Kylian Mbappe, i cili po kalon një moment të vështirë pas dy penalltive të humbura në shtatë ditë.
“Në futboll çdo gjë mund të ndodhë. Mund të ketë ditë të mira dhe të këqija. Nuk duhet të shikoni aq shumë detajet e vogla. Mbappe përfaqëson shumë për Real Madridin dhe ai do të jetë shumë i rëndësishëm. Si Real Madridi ashtu edhe Mbappe kanë shumë merita”, përfundoi Ronaldo. /Telegrafi/