Telegrafi

Fituesi i Serie A dhe tri ekipet që bien nga elita mund të caktohet me play-off

Serie A . (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Seria A dhe çdo garë tjetër sportive në Itali është ndërprerë deri më datën 3 prill.

Ndërprerja ka larguar një shqetësim, por ka shtuar një tjetër, se di sot ë mbyll;et kampionati dhe si do të shpallet fituesi.

Paraditen e sotme presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Massimo Gravina deklaroi se Seria A ka kohë deri më 31 maj, që të shfrytëzojë të gjitha datat e lira për të mbyllur kampionatin, pasi më vonë do të nisë grumbullimi i Kombëtareve.

Kryetari i FIGC, Gabriele Gravina dhe ai i Lega Pro, Francesco Ghirelli . (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images)

Megjithatë në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ligës, ka qenë kreu i Lega Pro, Francesco Ghirelli, që ka hedhur dritë në lidhje me diskutimet dhe hipotezat që janë momentalisht në tavolinë.

“Momentalisht jemi duke grumbulluar idetë se si mund të procedojmë dhe brenda datës 23 mars do të ketë një vendim final”.

Juventus dhe Lazio janë në krye të Serie A (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

“Ideale do të ishte të shtyhej Kampionati Evropian me disa ditë, që të fitonim kohë, por nuk përjashtohet as opsioni i organizimit të një “Play Off”-i për të shpallur fituesin e Serisë A”, ka thënë Ghirelli.

Ndeshjet play-off do të zhvilloheshin për të përcaktuar kampionët dhe tre klubet që do të transferoheshin në Serie B.

/Telegrafi/